Burrat shqiptarë e duan kulturën, pjesëmarrës në aktivitete 31.3% më shumë se gratë

23 Qershor 2024 | 17:48

Meshkujt shqiptarë, sipas të dhënave të fundit janë më të interesuar për të aktivitetet kulturore sesa gratë.

Statistikat e kulturës 2023, tregojnë se për dy vite rresht, tendenca ishte e njëjtë. Meshkujt ishin 31.3 për qind pjesëmarrës në këto aktivitete në raport me femrat, 28.4 për qind. Pjesë e aktiviteteve janë teatër, kinema, koncerte, aktivitete sportive.

Të dhënat bazohen që nga mosha 16 vjeç, ku të dhënat e marra nga INSTAT, vijnë nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit si dhe numrin e numrin e shfaqjeve, premierave të organizuara gjatë vitit nga institucionet qendrore të artit, në varësi të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Gjatë vitit 2023, janë organizuar gjithsej 1.175 shfaqje dhe premiera në institucionet qendrore të artit në të cilat morën pjesë 153.041 spektatorë.

Mbi  1/3-ën e këtyre spektatorëve e ka marrë Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor që regjistroi një pjesëmarrje mbi 55 mijë spektatorë gati katër herë më i lartë se një vit më parë. Pas tij vjen i Teatri Kombëtar Popullor dhe Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë.

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit mban numrin më të ulët mes këtyre institucioneve sa i takon pjesëmarrjes së spektatorëve ku numri në vitin 2023 në raport me një vit më parë është përgjysmuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas

Edhe gjatë këtij sezoni turistik, Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, megjithëse më herët ishte përfolur se tarifa do të niste të aplikohej...
12:11 | 18/07/2026

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)

Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja është vënë në pranga nga policia në Malësinë e Madhe. Mësohet se në pranga është vënë...
11:40 | 18/07/2026

Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq

nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq Ka nisur ndërhyrja për luftimin e rrënjëngrënësit të misrit i njohur si ‘Diabrotica...
11:18 | 18/07/2026