Burri dhunon gruan për vdekje dhe vret veten me armë, foto e viktimave në Orikum

2 Janar 2026 | 15:08

Këta që shihni në foto janë çiftit e bashkëshortëve, Llogora dhe Sose Xhebroj, të cilët u gjetën të vdekur në Orikum të Vlorës.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se Llogora Xhebroj ka dhunuar dhe më pas ka mbytur bashkëshorten e tij, Sose Xhebroj, brenda banesës. Më pas, ai dyshohet se ka zbritur në garazh dhe ka vrarë veten me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë është regjistruar këtë të premte në Orikum, ku Sose Xhebroj, rreth 40 vjeçe, është gjetur pa shenja jete brenda banesës, ndërsa bashkëshorti i saj, 50-vjeçari Llogora Xhebroj, është gjetur i vrarë në garazh.

“Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim nga urgjenca mjekësore se një shtetase, në Orikum, është gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune në banesë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja S. Xh., 40 vjeçe, është vrarë nga bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Xh., 50 vjeç”, njofton policia.

Po ashtu, dyshohet se pas vrasjes së bashkëshortes, Llogora Xhebroj ka vrarë edhe veten me armë zjarri.

“Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth kësaj banese, në garazh është gjetur dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi Ll. Xh”, thuhet në njoftimin e policisë.

Arma pistoletë tip Glock dhe një gëzhojë kalibër 9 mm të gjetura në vendngjarje u sekuestrua në cilësinë e provës materiale ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026