Bursa, neutrale ndaj fitores së të djathtës në zgjedhjet italiane

26 Shtator 2022 | 20:49

Ka qenë i moderuar reagimi i tregut financiar të Italisë, i cili u zgjua të hënën me vendin që po shkon drejt një qeverie të djathtë. Treguesi i bursës së Milanos, FTSE, u hap me një ngritje të lehtë mbi zero dhe qëndroi në atë nivel përgjatë ditës.

Sipas ekspertëve, ky është një sinjal pozitiv dhe politikisht neutral i nxitur nga perspektiva për një qeveri të qëndrueshme.

“Lajmi i mirë është se rezultati i zgjedhjeve ishte i qartë. Kemi një qeveri që ka mazhorancë të gjerë dhe që rrjedhimisht do të jetë e qëndrueshme. Tregjeve nuk u pëlqen pasiguria dhe në këtë rast ky aspekt është një çështje e zgjidhur. Ndaj, kjo është pozitive për tregun. E pamë në mëngjes, kur tregu ishte pak a shumë neutral, me një rritje të vogël. Edhe treguesi është rritur, por jo edhe aq”, thotë Pierpaolo Benigno, ekonomist, Universiteti i Romës.

Vëmendja tani do të jetë tek fondi evropian i rikuperimit dhe se si qeveria e re do të veprojë për të përmbushur kushtet.

Italisë i është garantuar një shumë prej 200 miliardë eurosh, që përbën pjesën më të madhe të të gjithë paketës evropiane 750 miliardëshe dhe kërkon një seri reformash të konsideruara kyçe për një lëvrim efikas të burimeve financiare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë

Zjarret masive vijojnë të përhapen në disa vende të Evropës, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe detyruar mijëra banorë të largohen nga banesat e tyre....
18:58 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026