Bursa për fëmijët romë dhe egjiptianë/ Bie numri i tyre që ndjekin arsimin e mesëm
Në sistemin arsimor të vendit, ka vetëm rreth 100 nxënës romë në gjimnaze dhe 3 në universitete. Përfaqësues të komunitetit thonë se kostot e larta të arsimimit janë shkaku kryesor për rënien e numrit të nxënësve.
Nxënësit rom dhe egjiptian që vendosin të ndjekin Arismin e mesëm të përgjithshëm apo dheUuniversitetitn, janë në rënie nga vitit. Shkaqet kryesore janë reformat në arsim dhe kushtet e vështira ekonomike.
“Kemi numër të ulët të numrit të gishtave të studentëve romë, për numra nxënës në shkolla të mesme, sa i përket romëve mund të jenë 100-150 mund të jetë një shifër më e ulët. Ndërkohë aktualisht në universitete janë vetëm 3, egjiptianët janë një numër më i lartë
Për vitin akademik 2023-2024, janë hapur aplikimet për studentë romë dhe egjiptian në nivelet Bachelor, Master dhe PhD në universitetet e akredituara Tiranë, Elbasan, Korçë, Vlorë, Gjirokastër dhe Shkodër, të cilët janë pjesë e projekteve ndihmuese për këto fëmijë, të cilët e kanë të deklaruar përkatësinë e tyre etnike.
“Është rritur goxha shpenzimet që nuk mund ti mbajë një kategori siç janë familjet rome. Qiratë dhe jetesës behën të papërballueshme gjë që nuk i jep mundësi fare ta nisin universitetin”- theksoi Aliu.
Fëmijë nga familje kryesisht romë dhe egjiptianë, mbeten pa u regjistruar në shkollë apo pa ndjekur universitetin, për shkak të zhvendosjes familjarisht nga një qendër banimi në një tjetër, si dhe pamundësisë ekonomike.
“Studentët kanë prirje të ndryshme, por mënyra e aplikimit dhe mënyra sesi i japin degë dytësorë dhe që nuk i duan, por i kanë hedhur sa për të mos djegur vitin akademi, ti merren parasysh situatat e tyre dhe një nga politikat është që aty ku ka kuota ti jepen”-tha Aliu.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë