“15 vjet në Shqipëri + 20…”- Njohja e pensioneve me Italinë, Balla shpjegon skemën

5 Shkurt 2024 | 20:50

Presidenti i Shoqatës “Diaspora 91-19”, Esat Balla, është shprehur se marrëveshja për njohjen e pensioneve me Italinë duhet të kalojë në Parlamentet e dy vendeve respektive, përpara se të vihet në zbatim.

Komentet Balla i bëri në një lidhje për “Euronews Albania”, ku tha se për marrjen e pensionit në Shqipëri duhen dy kritere, 15 vite punë dhe mosha mbi 65-vjeç.

Ndërsa për marrjen e pensionit në Itali, sipas tij duhen 20 vite punë dhe mosha mbi 67-vjeç.

Ai shpjegoi se një person që ka ikur herët në Itali dhe rezulton të ketë 14 vite punë në Shqipëri  dhe  19 vite në Itali, me skemën e tanishme nuk përfiton pension.

“Është miratimi  në 2 parlamente, në Parlamentin italian dhe atë shqiptar. Kemi ende punë akoma, shishen e shampanjës  nuk e kemi hapur akoma. Pasi të miratohet në 2 dhomat e parlamentit, pastaj do të hartohen procedurat sëbashku.

I gjithë qëllimi i kësaj pune është që asnjëri të mos humbë vitet e punës që ka bërë në Shqipëri. Do i njihen të gjitha kontributet.

Shqipëria ka dy kritere, atë të 15 viteve të punës dhe 65 vjeç, ndërsa Italia ka 20 vite punë dhe 67-vjeç. Ka shqiptarë që kanë ikur herët, kanë bërë 14 vite punë në Shqipëri dhe 19 vite punë në Itali. Ky person deri sot nuk merr pension”, tha Balla.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026