Bushati: Kemi vende të lindjes ish-komuniste të paafta për sisteme demokratike, Shqipëria e para
Sipas raportimeve të fundit, BE nuk u jep garanci vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësimin në union dhe për këtë, analisti Andi Bushati tha në emisionin “Shock” se jo domosdoshmërish është faji i BE-së, pasi këto vende nuk kanë arritur të “prodhojnë demokraci”.
Andi Bushati tha se Europa është djegur nga fakti që ka pranuar para kohe vende si Rumania, Bullgaria apo edhe Hungaria dhe nuk do më që “demokraci “iliberale” si këto që prodhon Ballkani apo Evropa Lindore, të shkojnë dhe të kenë të drejtë vetoje në Bruksel”.
Në sipërfaqe duket sikur kemi një Evropë ksenofobe që bie pre e qarqeve të saj nacionaliste, tha Andi Bushati, por në thelb problemi është “lindja ish-komuniste, e paaftë për të prodhuar sisteme demokratike”.
“Shqipëria është shembulli par excellence i kësaj”, theksoi Andi Bushati, shtuar se “Shqipëria kaloi nga autoritarizmi i Berishës te demokratura e Edi Ramës, pa prodhuar dot të një sistem demokratik”.
LEXONI GJITHASHTU:
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:11 Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
- 17:09 Përmbyset një varkë pranë Alcatrazit, një viktimë dhe tre të zhdukur
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë