Bushati për fjalimin e Ramës në Slloveni: Tregoi protagonizëm të sëmurë
Mospasja e një date konkrete për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nxori në pah pakënaqësitë, rezervat, por dhe kritikat që kryeministrit Edi Rama kishte ndaj Bashkimit Evropian.
Këtë ai e shprehu gjatë fjalës së Samitin e Brdo, që u mbajt në Slloveni, shtet ky që mban aktualisht presidencën e Bashkimit Evropian.
Kjo temë u diskutua sot në emisionin “Shock” në Euronews Albania. Analisti Andi Bushati thotë se me fjalimin e sotëm Rama dëshmoi së është kundër Bashkimit Evropian.
Sipas tij, shefi i qeverisë shqiptare ka nxjerrë në pah një protagonizëm të sëmurë në prekjeje për t’u shfaqur para drejtuesve të BE-së si lideri i pakënaqur i Ballkanit Perëndimor.
“Për mua ky është fjalimi më i anti-BE i Edi Ramës. E dyta, ka vënë në pah protagonizmin e sëmurë të Edi Ramës për t’u shfaqur si lideri kritik i Ballkanit Perëndimor në raport me BE”, tha ai.
Ai theksoi se pakënaqësi rreth zhvillimeve të fundit kanë si Vuçiç ashtu dhe Zaev, por ndryshe nga Rama, ata nuk kanë zgjedhur të dalin kaq hapur kundër BE-së.
“Edhe Vuçiç dhe Zaev kanë pakënaqësi për këtë qe po ndodh. Rama ka dalë në tribunën e atij që ka artikuluar në mënyrë më të përmbledhur dhe me argumente këtë pakënaqësi”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve