Bushati: Të ndalë procesi i zgjedhjeve në degët e PD, po përçahemi
Deputeti demokrat Helidon Bushati tha se proces i nisur nga Komisioni i Rithemelimit për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të degë, po e thellon përçarjen në PD.
Gjatë mbledhjes së grupit demokrat Bushati mësohet se të ketë dhënë sugjerimet e tij për të dalë nga ngërçi ku është futur PD.
Bushati sugjeron mes të tjerave, ndaljen e procesit të zgjedhjeve në degët e partisë në mënyrë të njëanshme nga Komisioni i Rithemelimit për një periudhë jo më shumë se 1 mujore.
“Gjatë kësaj periudhe mund të vendosim të mbledhim një Kuvend gjithëpërfshirës, le ta quajmë ‘kuvend pajtimi’ nga ku të dalim me mesazhe të qarta për të ardhmen tonë dhe rikthimin si alternativë qeverisëse. Nëse ky hap merr dakordësi, automatikisht duhet të tërhiqet padia e bërë në Gjykatën e Apelit dhe të mos fokusohemi ne debate juridike. Të ndalohet që sot dalja në televizione e kolegëve tanë të këtij grupi, duke mbajtur qëndrime apo duke mbrojtur qëndrime kontradiktore me njeri-tjetrin që evidentojnë dhe japin mesazhin se përçarja vazhdon”, mësohet të jetë shprehur Bushati.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta