Buxheti i vitit 2021, ekspertët shprehen skeptikë mbi projeksionet e qeverisë

17 Nëntor 2020 | 20:14

Shëndetësia do të jetë sektori që do të marrë pjesën e “luanit” gjatë vitit të ardhshëm. Ndryshimet e bëra në buxhetin e miratuar tashmë, do të rrisin shpenzimet për luftën kundër Covid-19 dhe disa kategori sociale, si familjet me ndihmë ekonomike dhe naftëtarët në Ballsh.

Miratimi i buxhetit u trajtua sot në studion e Euronews Albania, ku ekspertët treguan se çfarë e pret vendin në vitin e ardhshëm, sa i takon përformacës ekonomike. Ish-zv.ministri i Financave dhe Ekonomisë, Elton Haxhi përballë gazetares Ilva Tare tha se planet e shtruara në letër nuk do jenë të lehta për t’i realizuar.

Ai tha se në rast se nuk konfirmohet rritja e përllogaritur, atëherë qeveria do detyrohet të rishikojë buxhetin për të ulur shpenzimet në disa sektorë për shkak të mungesës së të ardhurave.

“Padyshim që ndjesitë elektorale në një vit parazgjedhor janë të natyrshme, por duhet adresuar edhe disa çështje sociale që u adresuan. Buxheti nuk është se është ndonjë çudi në krahasim me të mëparshmit. Ka risqet e veta, duke nisur që nga rritja ekonomike. E dimë se kemi një diferencë me parashikimet e Ministrisë së Financave dhe BERZH, dhe ky është një risk që mund të ndikojë direkt në të ardhurat. Nëse nuk konfirmohet rritja ekonomije të gjitha shifrat e buxheti duhet të rishikohen”, tha ai.

Gazetari dhe eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli u shpreh skeptik për performacën ekonomike. Ai theksoi se llogaritë e qeverisë janë shumë entuziaste, por theksoi se shanset për t’i bërë realitet ato janë shumë të limituara, për shkak se në arkën e shtetit gjatë këtij viti mungojnë rreth 280 milionë euro.

“Është një buxhet që për herë të parë, shikoj që Komisionin e Ekonomisë të ndërhyjë aq fort. Ku ndërhyri? Ndërhyri tek masat anti-covid, dhe për asistencën sociale futi 20 mln euro të tjera. Ne kemi dhjetë muaj, që mund të bëjmë llogaritë të këtij viti, që kemi mbi 280 mln euro të munguara nga të ardhurat. Ishin planifikuar, por nuk u mblodhën dot. E njëjta gjë do të ndodhë edhe vitin e ardhshëm, sepse muajt e parë të vitit janë të pasigurt sa i përket performancës ekonomike. Ndërkohë që qeveria thotë se të ardhurat e vitit 2021 janë 11 % më të larta. Pra, ka vënë një objektiv shumë sfidues përpara vetes. Neve jemi gjithmonë me korrigjimet në rast se do të kemi më pak të ardhura. Është një buxhet atipik, sepse në kohë krizash nuk rrit dot rroga. Nga ana tjetër e shoh edhe si elektoral”, tha Çoçoli. 

 

Ndiqni intervistën e plotë:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021