Buxheti i vitit 2021, Meta i përgjigjet Denajt për investimet në shëndetësi

15 Dhjetor 2020 | 13:16

Presidenti Ilir Meta ka reaguar menjëherë pas konferencës së kryeministrit Edi Rama dhe ministrave Arben Ahmetaj e Anila Denaj, ku u dhanë shpjegime për buxhetin e vitit 2021.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta thekson se vlera e PPP-ve në 2021 arrin në 49.8% të prodhimit të brendshëm bruto.

Teksa bën paralelizmin me luftën kundër COVID-19, kreu i shtetit thotë se në buxhet për këtë është parashikuar 0.86% e prodhimit të brendshëm bruto.

“Vlera totale e kontratave PPP në vitin 2021 arrin në 838.2 milidardë lekë ose 49.8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.  Ndërsa për luftën kundër COVID-19 janë parashikuar 14.5 miliardë lekë ose 0.86% e Prodhimit të Brendshëm Bruto”, shkruan presidenti.

Ky reagim i Metës erdhi pasi më herët ministrja Debaj theksoi se në argumentet e presidentit për kthimin e buxhetit 2021 zerohet rritja e pagave për mjekët dhe infermierët.

Ndërsa, sipas saj qeveria Rama për vitin 2021 ka mbështetur këtë sektor. 

Lexoni gjithashtu:

Meta ktheu buxhetin 2021, Denaj: Më i lartë në shëndetësi në 10 vitet e fundit, zerove rritjen e pagave për mjekët

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026