Buxheti për 2025-ën do të jetë 8.2 miliardë euro: Ulet borxhi, shtohet administrata

28 Tetor 2024 | 15:50

Qeveria pret që vitin e ardhshëm të mbledhë 7.5 miliardë euro në arkën e shtetit dhe të shpenzojë 8.2 miliardë. Me këtë buxhet, ajo planifikon rritje ekonomike 3.9% dhe ulje të mëtjeshme të borxhit publik.

Buxheti për vitin 2025 pritet të jetë 7.5 miliardë euro, me rritje 14% në krahasim me këtë vit. Burimi i rritjes shihet tek rimëkëmbja e vazhdueshme ekonomike dhe një plan i cili synon zgjerimin e të ardhurave përmes uljes së informalitetit.

Me këtë politikë, qeveria parashikon që rritja ekonomike të arrijë në 3.9% gjatë vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, edhe shpenzimet do të rriten me afro 500 milionë euro, duke paracaktuar 8.2 miliardë euro gjithsej për investime, pagesa dhe çdo lloj transferte tjetër. Shpenzimet për këtë periudhë fokusohen te dixhitalizimi, transporti, siguria kombëtare, shëndetësia, arsimi dhe bujqësia.

Me këto shifra, pritet që deficiti të arrijë 700 milionë euro, ose 2.6% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Në dokumentin e buxhetit, stoku i borxhit publik vlerësohet të arrijë 13 miliardë euro, me një trajektore në ulje deri në 55.8%, nga 56.3% që do të jetë këtë vit.

Në dokument përfshihet edhe emetimi i një eurobondi me vlerë 650 milionë euro, vazhdimi i procesit të rindërtimit pas tërmetit të vitit 2019 me financim 50 milionë euro, shpërblim dhe indeksim për pensionistët në masën 50 milionë euro.

Po ashtu, vëmendje të shtuar vitin e ardhshëm do të kenë edhe bashkitë, të cilat do të marrin 890 milionë euro, ndërsa numri i punonjësve në administratë do të rritet në 86,314.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026