Buxheti u miratua mes tymit e flakëve/ Berisha: E kaluan për 5 minuta, s’votoi njeri

20 Nëntor 2023 | 10:19

Ish-kryeministri Sali Berisha foli për mediat pas seancës më të shkurtër ndonjëherë në parlament, ku për 5 minuta u miratua në parim, projektbuxheti i vitit 2024.

Berisha tha se situata e sotme ku për 5 minuta u miratua në parim ligji më i rëndësishëm, dëshmori drejtësinë e betejës pa kthim të opozitës.

Ai tha se edhe këë herë opozita ia arriti qëllimit pasi ndaloi kryeministrin Rama të legjitimonte atë që Berisha e quajti “vjedhja më e madhe në histori”

“Banorët brenda fermës kaluan brenda 5 minutave projektligjin e vitit. E kaluan në frikë dghe tmerrë. Nuk e votoi kurrkush nuk ka asnjë evidencë për votimin, veç cicërimit si papagall të Lindita Nikollës, Kjo dëshmon drejtësinë e betejës pa kthim të opozitës e cila edhe sot korri një fitore të re në betejën e saj të re, pasi u bëri të pamundur hajdutëve të mashtrojnë shqiptarët me vjedhjen e tyre. I bëri të pamundur Edi Ramës të ligjërojë për buxhetin e vjedhjes më të madhe në histori. Beteja pa kthim do vazhdojë”,-tha Berisha.

Seanca e kësaj të hëne u mbyll pak minuta pasi nisi pasi një nga flakadanët shkaktoi flakë në sallën e parlamentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026