Tensione në parlament, ndizen tymuese në sallë, përjashtohet Noka

20 Nëntor 2023 | 10:04

Seanca plenare e kësaj të hëne ka nisur me tensione.

Ndërsa pritej diskutimi i projektbuxhetit, seanca në total zgjati jo më shumë se 5 minuta dhe u votua pa diskutime.

Në sallë u ndezën flakadanë, gjë që çoi dhe një një vatër të vogël zjarri që u shua menjëherë nga Garda. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla përjashtoi menjëherë Falmur Nokën i cili qëndronte me një flakadan në dorë, tymi i së cilës mbuloi gjithë sallën.

Kryeministri Edi Rama, i cili ishte i pranishëm qëndroi pa reaguar në pritje të votimit.

Në sallë kishte të bërtitura dhe zhurmë. Vazhdimisht dëgjohej Bardhi i cili i drejtohej kryeparlamentares, Lindita Nikolla duke thirrur, “mashtruese, kush e thirri Gardën”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026