Bylykbashi zbardh takimet me ambasadorët: Ç’më thanë kur ju bashkova Foltores
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi zbuloi në “Now me Erla Mëhillin” se çfarë i kanë thënë ambasadorët kur i është bashkuar Foltores.
Ai tregoi se i kanë bërë një pyetje një ditë para Foltores së Durrësit.
“Më kanë thënë, ti do të shkosh nesër atje, përgjigja ime ka qenë kjo, sigurisht që do të shkoj sepse të gjithë ata që kanë punuar që unë të zgjidhem deputet kësaj radhe, kanë punuar me mua në fushata dhe i kam drejtuar unë edhe në funksionin e kryetarit të asaj dege, janë duke shkuar nesër te Foltorja. Vetëm për respektin e tyre unë do të jem atje me ata, përndryshe unë nuk kam punë si deputet. Kjo ka qenë përgjigja ime,” – tha Bylykbashi pa treguar emra konkretë përveç faktit se ishte një përfaqësi e rëndësishme.
Ai shtoi se ka qenë i pranishëm në Foltore edhe për motive shtesë duke nënvizuar këtu autokracinë që po instalonte Basha në parti humbje pas humbje, që ishte e papranueshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës