Çadra në Bulevard? Dorian Teliti flet për skenarët demokratikë të protestave në vijim

2 Shkurt 2026 | 22:09

Mes paralajmërimeve për protesta të vazhdueshme, nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës nga Partia Demokratike, Dorian Teliti, ka folur për skenarët që opozita pritet të ndjekë në ditët në vijim.

Ai ka theksuar se PD është e vendosur në objektivin e saj për krijimin e një qeverie teknike dhe shkuarjen drejt zgjedhjeve të parakohshme. Ai nënvizon se për arritjen e këtij qëllimi do të përdoren të gjitha mjetet demokratike.

“PD ka një objektiv, që është largimi i qeverisë aktuale dhe hapja e rrugës së qeverisjes teknike dhe shkuarja në zgjedhje të parakohshme dhe për këtë objektiv do përdoren të gjithë skenarët e mundshëm të cilët janë me sfond demokratik.

Gjatë të zhvillimit të protestave do kuptohen dhe skenarët konkretisht, ne jemi të qartë dhe të vendosur në objektivin tonë. Do përdorim çdo mjet demokratik për të arritur atë qëllim ku një prej tyre dhe kryesor është protesta e qëndrueshme, e vazhdueshme”, tha ai.

I pyetur nëse do ngrihen sërish çadra nga Bulevardi për të mos lëvizur, njëjtë si skenari i vitit 2017 nga PD në formë proteste, Teliti tha se: “Kjo varet nga masiviteti i njerëzve në Bulevard. Sa më tepër masive të jenë protestat dhe të qëndrueshme, aq më e afërt është arritja e objektivit tonë. Ngujimi është një opsion demokratik. Sakrifica e parë duhet të vijë nga drejtuesit që ngujohen”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të enjte po zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e...
19:14 | 25/06/2026

Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 11 shtetas, në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet më 22 dhe 23 qershor 2026, të dyshuar për...
18:48 | 25/06/2026

Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite

I ftuar në studion e lajmeve të Euronews, në një intervistë me gazetaren Eneklejda Mema, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, komentoi zhvillimet politike...
18:29 | 25/06/2026