Cakaj vizitë treditore në Luginën e Preshevës për të nxitur bashkimin e partive shqiptare
I ngarkuari me Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nisi sot një vizitë treditore në Luginën e Preshevës.
Lajmin e bëri me dije vetë Cakaj përmes një postimi në Facebook, ku tha se kishte kryer takime me përfaqësuesit e partive pjesëmarrëse në Listën e Luginës së Bashkuar.
Në takime, zyrtari i qeverisë shqiptare ka përcjellë frymën e bashkërendimit mes palëve politike atje për të punuar bashkë “për mbrojtjen e lartësimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës”.
“Ne do të ecim bashkë e do të veprojmë të bashkërenduar për të bërë më të mirën për Luginën e shqiptarët në çdo kohë e çdo rrethanë,” – thotë në postimin e tij Cakaj.
Lugina e Preshevës është krahinë në lindje të Kosovës, e cila mbeti nën Serbi pavarësisht përpjekjeve për t’u bashkuar përpara pavarësisë.
Ajo përbëhet nga 3 komuna, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.
Rajoni mendohet të ketë diçka më pak se 35 mijë banorë, rreth 90 për qind e së cilëve janë të etnisë shqiptare. Në rastin e Medvegjës shumica e rezidentëve janë serbë.
Medvegja drejtohet nga Nebojsha Arsiç, i Partisë Progresiste Serbe të Aleksandar Vuçiç, ndërsa Bujanoci dhe Presheva drejtohet nga shqiptarët Shaip Kamberi e Shqipërim Arifi.
Prej rreth një viti, me ndërmjetësim të Tiranës zyrtare, partitë politike në Luginë janë bërë bashkë për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit.
Lexoni gjithashtu:
Spastrimi etnik në Medvegjë, shqiptarët çregjistrohen pa dijeni nga gjendja civile
Presheva e diskriminuar, kryetari i Luginës flet ekskluzivisht për Euronews Albania
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta