Cameron: Duhet të tregojmë zhgënjim me sjelljen e Qeverisë serbe

9 Janar 2024 | 21:09

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, tha se duhet të tregohet zhgënjim me sjelljen e Qeverisë së Serbisë, pas ngjarjeve të shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Gjatë një raportimi para Komitetit për punë të jashtme të Parlamentit britanik, Cameron tha se për shkak të sulmit në Banjskë, që ndodhi më 24 shtator, ai qëndroi në Prishtinë më 4 janar, për të parë nga afër situatën.

Në shtator, një grup serbësh të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë, duke vrarë një zyrtar policor. Gjatë përleshjeve, u vranë edhe tre sulmues. Kosova e fajësoi Serbinë për sulmin, por Beogradi mohoi çdo përfshirje.

Përgjegjësinë për sulmin, që Kosova e konsideron terrorist, e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

“Ne duhet të tregojmë zhgënjimin në rritje lidhur me sjelljen e Qeverisë serbe. Sigurisht, ne nuk kemi ndryshuar mendim që t’i japim shans Serbisë për integrim euroatlantik. Por, mendoj se ka frustrim për këtë sjellje të tyre dhe ne duhet të jemi të qartë për këtë. Nëse BE-ja dhe SHBA-ja ndajnë këtë zhgënjim, unë nuk e di, duhet t’i pyesni ata. Por, nga bisedat që kam pasur kam ndier se ka zhgënjim sepse Banjska ishte një moment i një rreziku të madh”, tha Cameron.

Kryediplomati britanik u pyet se pse Qeveria britanike nuk ka publikuar vlerësimin e saj për ndodhitë në Banjskë. Ai tha se Qeveria britanike e di shumë qartë çfarë ndodhi më 24 shtator në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, duke shtuar se nëse Policia e Kosovës nuk do të arrinte të ndalte grupin e sulmuesve të armatosur, do të mund të kishte një sërë sulmesh të tjera ndaj stacioneve policore e do të vendoseshin barrikada.

“Jam i vetëdijshëm se sa e rrezikshme ishte, prandaj ishte një prej arsyeve që shkova në Kosovë”, tha Cameron duke iu referuar vizitës në Kosovë ditë më parë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026