Çani: Sekretari i sëmurë me kancer që po zëvendëson Blinken me vizitën në Tiranë

12 Shkurt 2024 | 22:54

Gazetari Arian Çani është shprehur se sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, vjen në Tiranë në vend të sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Llojd Austin, i cili është diagnostikuar me kancer.

Lajmin Çani e bëri të ditur në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se në njëfarë mënyre Blinken po vjen i detyruar në Tiranë për të zëvendësuar kolegun e tij.

Ai tha gjithashtu se qëllimi i kësaj vizite është konferenca e sigurisë që do të zhvillohet në Mynih dhe Blinken sipas tij, do të vijë njëherë në Shqipëri, e pastaj në Gjermani.

“Burime serioze, është rastësi që vjen Blinken të enjten në Tiranë, duhet të vinte sekretari i Mbrojtjes Amerikane, Llojd Austin. Por ai ka një sëmundje të rëndë, është me kancer. Por në kushtet që ai është i sëmurë, i ka dorëzuar funksionet Blinken. Blinken në njëfarë mënyre vjen sot i detyruar për të zëvendësuar kolegun e tij. Thelbi i kësaj vizite nuk është as McGonigal, as data e gjyqit të tij, por është kjo e Mynihut”, tha Çani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

F-16 përfshihet nga flakët pas uljes emergjente në Greqi, piloti shpëton në kohë (VIDEO)

Momente dramatike u regjistruan të enjten pasdite në aeroportin e Zakynthos, në Greqi, kur një avion luftarak F-16 me një vend i Forcave Ajrore Greke,...
18:12 | 09/07/2026

Skema e dyshuar e tjetërsimit të tokave shtetërore në Durrës, 12 masa sigurie për ish-funksionarë të Hipotekës

Një skemë e dyshuar e tjetërsimit të pronave shtetërore në Durrës ka çuar në caktimin e 12 masave të sigurimit nga Gjykata e Durrësit, pas...
17:53 | 09/07/2026

Zbulohen fotot, këto janë pistoletat që Erdogan u dhuroi liderëve të shteteve të NATO-s

Janë publikuar fotot e dhuratës së pazakontë që presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, u dhuroi liderëve të NATO-s që morën pjesë në samitin e Aleancës,...
16:26 | 09/07/2026