Cardi B pranon akuzat për sulm në klubin e striptizës në Nju Jork

16 Shtator 2022 | 16:47

Reperja fituese e Grammy-t, Cardi B, është deklaruar fajtore për dy akuza për kundërvajtje në gjykatën e Nju Jorkut, duke shmangur dënimin me burg.

Këngëtarja pranoi marrëveshjen e cila mbyll një çështje shumëvjeçare që pretendonte përfshirjen e saj në një përleshje në një klub striptize në vitin 2018.

Një gjykatës e dënoi reperen me 15 ditë shërbim në komunitet, pasi ajo u deklarua fajtore për sulm të shkallës së tretë, ndërsa 10 akuza të tjera u hodhën poshtë, shkruan Euronews.

Cardi B, emri i vërtetë i së cilës është Belcalis Almanzar, gjithashtu duhet të paguajë tarifat gjyqësore për dy gratë e përfshira në përleshjen e viti 2018.

“Askush nuk është mbi ligjin”, tha prokurorja e qarkut të Queens, Melinda Katz, pas dënimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze

Bashkimi Evropian ka miratuar një ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze në një përpjekje për të forcuar armëpushimin e fundit të brishtë....
17:27 | 04/06/2026

“Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse

Një koalicion prej nëntë shtetesh anëtare të BE-së, plus Islanda dhe Norvegjia, po rrit presionin për të shtrënguar kushtet e vizave për turistët rusë ndërsa...
17:24 | 04/06/2026

Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave

Bitcoin ka shënuar një rënie të fortë, duke prekur nivelin më të ulët që nga shkurti dhe duke humbur më shumë se 25% të vlerës...
17:21 | 04/06/2026