“Çdo ditë vigjilent”, Balla: Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna seksuale, detyrë morale
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte këtë të hënë në takim me përfaqësues të shoqërisë civile, për të diskutuar për mbrojtjen dhe sigurinë e fëmijëve.
Ky takim u bë në kuadër të Ditës Europiane për mbrojtjen e fëmijëve nga Dhuna dhe Shfrytëzimi seksual si Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.
Balla tha se tashmë janë marrë disa nisma për të garantuar të drejtat e fëmijëve. Gjithashtu ai ka zbuluar një marrëveshje të realizuar për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna seksuale.
“Kësaj nisme tashmë i bashkohet edhe shoqëria civile. E kam mirëpritur propozimin që Altini më solli para pak ditësh të bërë nga CRCA dhe Alo 116 për të konkluduar sot me këtë pakt kombëtar kundër dhunës seksuale të fëmijëve në Shqipëri. Ky pakt që ne nënshkruam sot, kërkon një koordinim në të gjithë vendin për të mbrojtur fëmijët pikë së pari nga dhuna seksuale. Ky pakt është një dokument i hapur për t’u firmosur nga të gjithë aktorët që duhet të bëhen pjesë e këtij angazhimi kundër dhunës seksuale te fëmijët.
Nuk mjafton të kujtohemi vetëm në 20 nëntor, por duhet të punojmë çdo ditë e të jemi bashkë në gjithë indinjatën që shprehim kur këto krime kryhen e duhet të jemi shumë drastik me këtë”,-tha Balla duke shtuar se mbetet shumë e rëndësishme që çdo formë abuzimi të ndalet sa më shpejt të jetë e mundur.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit