Çdo muaj në Shqipëri hyjnë rreth 10 mijë litra më pak naftë
Çdo muaj në Shqipëri po hyn rreth 10 mijë litra më pak karburant se vitin e kaluar. Sasia ka nisur të pakësohet që nga muaji mars, kur çmimi i naftës për herë të parë kaloi nivelin 200 lekë për litër.
Lufta Rusi-Ukrainë, duket të ketë dhënë ndikimin kryesor, pasi në janar-shkurt, importet ishin në rritje.
Për të gjithë 5-mujorin, rënia llogaritet 6%, ndërsa vetëm në maj ishte 18%.
Vendi ynë renditet e 11 në botë për çmimin e lartë të karburanteve, dhe konsumatorët po gjejnë rrugë të tjera për të mos shpenzuar shtrenjtë për transport.
Përveç atyre që kanë lënë makinat, të tjerë shkojnë në vendet fqinje për furnizim, ku diferenca për një litër arrin deri në 100 lekë.
Shoqata e Hidrokarbureve i tha Euroneës se karburantet në vend po shpërndajnë gjithnjë e më pak naftë, ndërsa 6% e pikave tregtare janë mbyllur tashmë.
Për këtë shoqatë, fiksimi i çmimeve nga Bordi ka shkatërruar pikat e vogla, të cilat operojnë kryesisht si biznese familjare. Këto pika, do të ishin të hapura në kushte konkurrence, pasi do të operonin më çmime tregu.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet