Ç’do ndodhë me Rusinë? Ekspertët: Kryengritja nuk e ka dobësuar pushtetin e Putin

27 Qershor 2023 | 19:49

Çfarë do ndodhë me Rusinë? Ekspertët: Kryengritja s’e e ka dobësuar pushtetin e Putin

Kjo atmosferë prej ndërmjetësi të madh dhe si shtyllë e stabilitetit të Rusisë është shumë e dëmtuar. Por dëmtimi i imazhit është një gjë, ndërsa dëmtimi i pushtetit një gjë tjetër.

Rebelimi i kreut të grupit “Wagner”, Jevgjeni Prigozhin ngre një sërë pyetjesh mbi pozitat e Vladimir Putin. Por Mira Milosevich, studiuese në Institutin Mbretëror Elkano thotë se nuk ka sinjale se kjo kryengritje mund të shënojë fillimin e fundit të Putin. Ajo beson se dobësia e tij është më tepër politike sesa ushtarake.

Sinkron Mira Milosevich, studiuese, Instituti Mbretëror Elkano, Spanjë:

“Për momentin nuk ka tregues se revolta kërcënon pushtetin e Putin në mënyrë serioze. Tashmë kalimi i pushtetit nga “Wagner” tek forcat e armatosura ruse është bërë. Ndaj nuk do të ketë një ndërprerje të koordinimeve të forcave ruse në Ukrainë. “Wagner” është një grup ofensiv, por për momentin Rusisë nuk i duhet. Nuk është i pazëvendësueshëm, pasi Rusia ka aktualisht një strategji mbrojtëse përballë kundërofensivës ukrainase”.

Në terren, në Ukrainë, kriza po minon moralin e trupave pasi sipas ekspertëve, ata nuk e kuptuan kurrë objektivin e operacionit special ushtarak.

Për më tepër, spekulohet se Putin do të bëjë ndryshime në lidershipin e ushtrisë dhe qeverisë, duke përdorur zgjedhjet e 2024-s si mundësi.

“Nuk mendoj se Putin është i kënaqur me ushtrinë. Madje, duket se ai nuk e beson shumë ushtrinë ruse pasi Prigozhin e kritikoi ushtrinë publikisht dhe Putin e la ta bënte. Dhe mesa duket, gjithçka ndodhi sepse Putin nuk i zë besë shumë forcave të armatosura të tij”, thotë Oleg Ignatov, analist, Grupi Ndërkombëtar i Krizave.

Edhe pse dyshimet në Rusi mbi regjinë e luftës po rriten, me ministrin e Mbrojtjes që e drejton atë, në terren nuk priten pasoja të mëdha dhe imediate.

“Lufta vazhdon të jetë e ashpër dhe ushtria ruse ka shumë probleme. Probleme po përjeton edhe ushtria ukrainase dhe unë nuk pres ndonjë pasojë të menjëhershme atje”, shprehet ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro

Qeveria gjermane planifikon të rrisë taksën mbi produktet e duhanit më shumë sesa ishte parashikuar fillimisht, si pjesë e masave për mbrojtjen e shëndetit publik...
18:29 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
18:03 | 15/07/2026

Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë

Më shumë se 900 persona humbën jetën në Holandë gjatë valës ekstreme të të nxehtit që goditi vendin nga 22 qershori deri më 5 korrik,...
17:33 | 15/07/2026