“Çdo njeri ka të drejtë të krijojë familje”-Gajda tregon çfarë parashikon kushtetuta

19 Maj 2024 | 21:25

Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi, Robert Gajda tha në “Review” në Euronews Albania se sipas kushtetutës së Shqipërisë martesat e të njëjtës gjini nuk janë të ndaluara.

Duke folur për ceremoninë e “martesës fetare” të zhvilluar këtë të diel në ambientet e Bashkisë së Tiranës, mes dy grave Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara, Gajda tha se ligjërisht martesa e tyre nuk ndalohet pasi në kushtetutën tonë nuk ka një parashikim në lidhje me martesën që ta kufizojë atë në lidhje vetëm mes gruas e burrit.

“Nëse do flasim për ligje, ne jemi prapë në një problem deri më tani fals. Ne themi e ndalon ligji, u fol edhe në emër të kushtetutës, por kushtetuta nuk e ndalon. Kushtetuta për të cilën ne flasim sot nuk e ndalon, sepse kushtetuta ia njeh të drejtën kujtdo që të krijojë familje.

Kodi i familjes është bërë në vitin 2003  dhe ai legjislator, në atë mënyrë e ka parashikuar këtë, por kushtetuta nuk e ndalon. Ka vende të tjera më të zhvilluara se ne që e kanë të parashikuar në kushtetutë që martesa është vetëm mes burrit e gruas, ne nuk e kemi këtë”,-tha Gajda.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026