“2 gra u martuan te Bashkia e Tiranës”, Malaj: Kundër veprimeve që tejkalojnë ligjin

19 Maj 2024 | 21:03

Pedagogia dhe ish-zëvendës ministrja, Nora Malaj tha se martesa e bërë mes dy grave në tarracën e institucionit të Bashkisë së Tiranës, lë shumë vend për diskutim, siç lë edhe deklarata e tyre kur informonin për këtë ceremoni që do të zhvillonin.

Duke e analizuar në detaje deklaratën e dhënë nga çifti i lezbikeve Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara, Nora Malaj tha se ato thonë se po bëjnë një martesë fetare, por një gjë e tillë nuk mund të bëhet në bashki. Nora shtoi se duke folur me logjikë të ftohtë nuk mund të mbështetet asnjë akt që shkon në shkelje të ligjit të vendit.

“Ndoshta jam ndër njerëzit shumë mbështetës për të pranuar atë që është i ndryshëm, por jam shumë i kujdesshëm për të pranuar atë që e kalon ligjin. Sepse çdo gjë që e kalon ligjin kthehen në të kundërtën tënde. Kur vjen puna te e drejta ligjore pyetja është se pse më dhunon të drejtën time në emër të drejtës tënde?

Diskutimi nuk duhet bërë pasionant, unë nuk dua të jem subjektive, institucionet veprojnë në bazë të rregullave. Ato shprehen “kjo martesë fetare”, bashkia nuk është institucion fetar, cilat nga subjektet fetare e mbështet këtë gjë. Pastaj si mund të ngatërrosh një institucion publik dhe aty të bësh një aktivitet mbështetur jo më mbi ligjin por mbi të drejtën e Zotit, këto krijojnë një kakofoni shumë të madhe”,-tha Nora Malaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026