Ceferin: Të shpëtojmë futbollin nga idiotët, synimi i sportit është bashkimi
Futbolli duhet të shpëtohet nga ata që e përdorin për qëllime personale, kjo ka qenë thirrja e kreut të UEFA-s Aleksandër Ceferin nga Tirana. Numri 1 i UEFAs vlerësoi infrastrukturën e futbollit në vendin tonë, duke dhënë idenë se në vijim mund të organizohen të tjera evente ndërkombëtare.
Kreu i UEFA-s Alexander Ceferin, legjenda e Portugalisë, Luis Figo, kreu i FSHF-së Armand Duka dhe të tjerë personalitete evropiane ishin të pranishëm në “Shtëpinë e Futbollit” në kryeqytet, nga ku dhanë mesazhe për lojën e bukur, por dhe motivuan të rinjtë e apasionuar.
Pas një lojë interesante futbolli që i argëtoi të pranishmit, numri 1 i qeverisë evropiane të futbollit, u tregua i ashpër me personat që e përdorin futbollin për arsye personale.
“Mesazhi im është që futbolli dhe sporti duhet të bashkojnë popullin jo ta ndajnë atë. Duhet të shpëtojmë nga idiotët të cilët përdorin ndeshjet e futbollit për ideologjitë e tyre idiote, në të gjitha vendet. Ata nuk e duan futbollin, duan veten dhe e përdorin futbollin për të promovuar idetë e tyre idiote”, tha Aleksandër Ceferin, President i UEFA-s.
Më tej Ceferin ka folur për projektet e reja në bashkëpunim me FSHF.
“Do flasim me presidentin e FSHF-së për këtë gjë, infrastruktura juaj është e mirë, sidomos stadiumi kombëtar. Për momentin do të ishte jo korrekte të deklaroja dicka rreth kësaj”.
Presidenti FSHF-së ka vlerësuar vendimin e UEFA-s që mbledhja e radhës e komitetit ekzekutiv të mbahet në Tiranë.
“Ky është vlerësim për komunitetin e futbollit shqiptar, vlerësim për bashkëpunimin mes dy institucioneve dhe respekt i punës së komitetit të futbollit shqiptar. Nuk është thjesht mbledhje, por event që përfshin dhe aktivitetin e sotëm, që do mbetet gjatë në memorjen e fëmijëve”, theksoi Armand Duka, President i FSHF-së.
Një mesazh motivues për të rinjTë dha dhe legjenda Luis Figo.
“Gjëja më e rëndësishme jo vetëm në sport, por edhe në jetë është që të punosh fort, të ndjekësh ëndrrën dhe me këta dy ingredientë mund të arrish objektivat”, shtoi Luis Figo, ish-futbollist i Portugalisë.
Kujtojmë që Shqipëria është një ndër pak vende të cilat kanë pritur një mbledhje të Komitetit Ekzekutiv të qeverisë evropiane të futbollit.
Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL
- 20:39 Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës
- 20:22 Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
- 20:15 Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?
- 20:12 Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?
- 19:43 Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës