Çeki-Angli, dueli që luhet për të marrë kryesimin e grupit D
Anglia dhe Çekia, të dyja kanë nga një fitore dhe një barazim në ndeshjet e grupeve dhe në këtë përballje do të vendoset se cili ekip do të fitojë grupin D.
Të udhëhequr nga sulmuesi tre-golësh, Patrik Shik, çekët kanë një avantazh të vogël pasi do t’u mjaftonte vetëm një barazim për ta përfunduar grupin në vendin e parë për shkak të golavarazhit më të mirë.
Një barazim do të ishte i mjaftueshëm edhe për Anglinë për të përparuar në fazën tjetër, por pasi mbetën pa shënuar në derbin me Skocinë, “Tre Luanët” do të jenë të zellshëm për ta përfunduar fazën e grupeve me një fitore në Uembli, edhe pse një fitore do të thotë qëndrimi aty për fazën e parë të ndeshjeve me eliminim direkt.
Të pamposhtur në një grup të fortë, çekët vijnë në Uembli me moral të lartë dhe me dëshirë për të bërë një tjetër paraqitje kurajoze.
Golashënuesi çek, Patrik Shik, pas 4 pikëve të marra e quan këtë një paraqitje të mirë të kombëtares së tij.
Ne e dimë që Anglia ka shumë kualitet dhe lojtarë shumë të mirë por në ndeshjen e parë ata nuk krijuan shumë raste, u shpreh ai.
Nga ana tjetër, tekniku anglez Southgate shprehet i sigurt për cilësitë që ka skuadra e tij dhe kërkon përqendrim maksimal nga ekipi i tij pasi kjo ndeshje nuk do të jetë e lehtë.
Italia çon trofeun në shtëpi, pritje spektakolare për fituesin e Euro 2020
Vendet europiane mbështesin Italinë përballë Anglisë në finalen e Euro 2020
Anglia kërkon të fitojë trofeun e parë në një kampionat evropian
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta