Celibashi merr zyrtarisht detyrën e kryekomisionerit të zgjedhjeve: Sfidë kryesore, teknologjia e informacionit

7 Tetor 2020 | 08:36

Klement Zguri i dorëzoi sot detyrën kryetarit të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Në një fjalë të shkurtër para mediave, kryekomisioneri i ri tha se veprimtaria e tij në krye të institucionit do të karakterizohet nga integriteti, paanësia, profesionalizmi dhe transparenca.

Z. Celibashi nënvijëzoi se një nga sfidat më të mëdha mbetet teknologjia e informacionit në zgjedhje, ndërsa kërkoi bashkëpunim të ngushtë të medias me KQZ në procesin zgjedhor.

“Gjej rastin të inkurajoj median për bashkëpunim sa më të hapur me KQZ dhe me mua si kryekomisioner. Ky bashkëpunim është një interes të qytetarëve dhe procesit politik.  Sfida kryesore mbetet çështja e teknologjisë së informacionit.

Ne do të bëjmë çdo përpjekje për një qasje sa më të mirë, në kuptim të mundësive për ta realizuar procesin. Po koha ka bërë që edhe aspekte të tjera të procesit zgjedhor të jenë po kaq të rëndësishme”, tha z. Celibashi.

Në ceremoninë e dorëzimit të detyrës nga Zguri te Celibashi e pranishme ishte edhe zëvendëskomisionerja Lealba Pelingu. Celibashi u zgjodh të hënën nga Kuvendi me 106 vota si drejtuesi i ri i KQZ-së.

 

Lexoni gjithashtu:

Ilirjan Celibashi, figura konsensuale në krye të KQZ-së

Parlamenti miraton KQZ-në e re, Ilirjan Celibashi zgjidhet kryetar

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026