Celibashi: Në zgjedhjet e 2023 votim elektronik në më shumë bashki
Procesi i votimit dhe numërimit elektronik mund të zgjerohet në disa bashki të mëdha në zgjedhjet vendore të 2023.
Kështu deklaroi në një intervistë për Euronews Albania, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ndërsa shtoi se ky është një vendim që u takon partive politike.
Celibashi u shpreh se nuk është kundër aplikimit të votimit dhe numërimit elektronik, por shtoi se sipas tij nuk është mënyra dhe mjeti i vetëm për të zgjidhur të gjitha problemet që hasen gjatë procesit zgjedhor në Shqipëri.
“Do ishte mirë që këtë zgjerim të votimit elektronik ta bëjmë gradualisht. E kemi bërë në njësi të vogla në zgjedhjet e shkuara, në 2023 mund ta zgjerojmë në 1-2-3 bashki të mëdha. Por ky proces varet nga vullneti i partive politike duke vlerësuar edhe kostot edhe dobishmërinë. Partitë politike dhe qeveria duhet të vendosin për këtë”, tha Celibashi.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta