Celibashi paralajmëron komisionerët: Mos u tërhiqni nga detyra, mbani përgjegjësi penale
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat duke pasqyruar situatën në të gjithë qendrat e votimit tha se vetëm në njërën prej 5199 ka pasur ndërprerje të procesit të votimit.
Ndërkohë për identifikimin biometrik të votuesve, z. Celibashi tha se vetëm në 22 qendra kjo procedurë po bëhet në mënyrë manuale dhe do të vazhdojë në këtë formë deri në fund të procesit.
Ai tha se “problemet vijnë për shkak të nivelit të ulët të dijeve të operatorëve por edhe probleme të pajisjeve që lidhen me printimin”.
Për problemin e hasur në një qendër votimi në Lekbibaj të Tropojës, z. Celibashi tha se po punohet për sqarimin e situatës pasi ka pasus një mos marrëveshje mes komisionerëve.
Nga tjetër ai paralajmëroi komisionerët por edhe operatorët që bëjnë identifikimin se do të mbajnë përgjegjësi penale nëse tërhiqen nga detyra.
“Nuk ka asnjë arsye që probleme të vogla të karakterit teknik apo procedural t’i karakterizojnë si të natyrës politike apo tendenca politike. Kushdo komisioner apo operator që do t’i bëjë bisht apo në rast më ekstrem nëpërmjet largimit nga detyra do të ketë përgjegjësi penale”, tha kreu i KQZ.
Për situatën e konfliktit mes komisionerëve në Lekbibaj, z. Celibashi tha se “jemi duke ndjekur situatën për të kuptuar të çfarë natyre e kanë këtë problematikë dhe do të marrim masa për ta zgjidhur këtë situatë” ndërsa ftoi të gjitha forcat politike që të punojnë për integritetin e procesit.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës