Celibashi për votën e Diasporës: S’ka më kohë! Partitë duhet të vendosin tani
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u bëri thirrjen e fundit partive dhe kuvendit që të zbatojnë urdhërin e gjykatës kushtetuese, e cila kërkon që ndryshimet ligjore për mundësimin e votës së emigrantëve të realizohen deri në janar të 2024-ës.
Në të kundërt, emigranët shqiptarë me banim jashtë vendit nuk do të mund të votojnë as në zgjedhjet e 2025-ës.
“Partitë politike dhe qeveria duhet të vendosin tani se çfarë do bëhet për votën e diasporës. Gjykata Kushtuese ka një vendim që imponon Kuvendin të plotësoj boshllëqet ligjore për këtë detyrim. Nëse ky urdhërim i Gjykatës Kushtetuese nuk do të përmbushet, nuk hezitoj ta them që për zgjedhjet 2025 votuesit e diasporës nuk do të mund të votojnë atje ku kanë vendbanimin. Ndryshimet në Kodin zgjedhor duhet të bëhen sa më shpejt”, tha Celibashi.
Mirëpo pavarësisht afateve të vendosura nga gjykata kushtetuese dhe thirrjes së kryekomisionerit realiteti politik është larg realizimit të këtij detyrimi.
Komisioni i reformës zgjedhore që duhet të adresojë këto ndryshime jo vetëm që nuk është mbledhur, por PS dhe PD nuk janë dakordësuar ende për bashkëkryetarin që do të përfaqësojë opozitën në këtë proces.
Gjatë konferencës me gazetarët, Celibashi i la politikës të njëjtin afat edhe për votimin elektronik duke i njohur publikisht edhe me kosot e këtij procesi.
‘Partitë politike dhe qeveria duhet të vendosin për të ardhme në votimin elektronik nëse kanë interes ta shtrijnë apo jo. Duhet të vendosen dhe fondet qe do të implikohen të vihen ne dispozicion të KQZ sa më shpejt. Është një proces është delikat dhe kërkon përgatitje si nga pikëpamja njerëzore dhe infrastrukturore.
Kemi një vendin të Gjykatës Kushtuese që thotë që në 2021 votoi nga jashtë nuk u realizua sepse ka mungesë ligjor. Nëse nuk plotësohet nuk behët votimi nga jashtë. Gjithsecili ka opinionin e vet por Gjykata Kushtetuese thotë se nuk ka ligj që mundëson votimin nga jashtë. Kodi nuk është i plotë për këtë çështje. Nëse Kuvendi nuk të përmbush këtë detyrim nuk do këtë votim nga jashtë në 2025”, tha Celibashi.
Ndërsa vetëm për 5 qarqet kryesore Tiranë, Durrës, Lezhë, Fier dhe Elbasan kosot për votimin elektronik do të shkonin përafërsisht 36.7 mln euro.
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale