Celibashi: Procesi i votimit elektronik i thjeshtë, nuk prisja kaq kundërshti për fletën
Ndërsa na ndajnë edhe 3 javë nga zgjedhjet e 25 prillit, po testohet votimi dhe numërimi elektronik, një projekt që do të realizohet në të gjitha qendrat e votimit në njësinë numër 10 në Tiranë.
Në testim mori pjesë edhe kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi.
Ai theksoi se makineria i jep mundësi votuesit të bëjë korrigjime nëse gabon në fletën e votimit.
“Demostruam sesi do të funksionojë votimi elektronik ku çdo votues do e ketë shumë të thjeshtë. Nga pikëpamja teknike rezultati mund të shpallet menjëherë”, u shpreh zoti Celibashi.
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi foli edhe për vonesat e pritshme pas ankimimit të disa forcave politike në KAS të vendimit të Komisionerit Shtetëror për fletën e votimit.
Celibashi tha se çdo ditë e humbur ndikon në procesin në tërësi.
“Çdo ditë që ne humbasim në lidhje me atë se si do të jetë forma dhe vetëpërmbajtja e fletës së votimit natyrshëm që ndikon në proces në tërësi sepse do duhet që votuesit shqiptarë të kenë dijeni se si do jetë fleta e votimit. Nuk e kam pritur që do kishte kaq kundërshti mes palëve për formën dhe përmbajtjen e fletës së votimit. Jemi në këtë situatë dhe të shpresojmë që palët do ta kuptojnë se më e rëndësishme është koha në këtë moment se sa si do jetë e organizuar fleta e votimit”, deklaroi Celibashi.
Ai tha se shpreson që KAS të vendosë sot për ankimimin e palëve, teksa iu drejtoi një apel edhe anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor.
“Nëse do ankimohet në Kolegj vendimi i KAS, gjej rastin që t’i bëj thirrje anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor që pa cenuar pavarësinë e tyre në këtë çështja ta shqyrtojnë sa më parë”, deklaroi Celibashi.
Lexoni gjithashtu:
Ankimimet në KAS, Shella: Lajm i keq, fleta e votimit është infrastrukturë bazë e zgjedhjeve
Ankimimet e PS dhe PD për fletën e votimit, zgjidhen relatorët e çështjeve
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta