Celibashi: Së bashku me median të përcjellim informacionet sesi plotësohet fleta e votimit

5 Prill 2021 | 11:56

Kryekomisionieri Ilirjan Celibashi nuk komentoi fletën e votimit sa i përket procesit të numërimit, nëse formati i kësaj të fundit e ka vështirësuar apo lehtësuar punën e grupeve të numërimit.

Për gazetarin e Euronews Albania, Ardit Hoxha, ai tha se tashmë e kemi fletën e votimit dhe KQZ, së bashku me mediat duhet të përcjellë informacionet sesi duhet të plotësohet ajo.

“Në vazhdim të asaj çfarë thashë, nuk do bëj asnjë gjykim se cili opsion është më i mirë nga çdo pikëpamje. Tashmë kjo është fleta e votimit dhe të gjithë së bashku,  ju ftoj edhe ju si media, të përcillni sa herë që është rasti informacionet të KQZ-së në lidhje me atë sesi do të plotësohet kjo fletë votimi”, u shpreh Celibashi.

Lexoni gjithashtu:

Celibashi thirrje partive politike: Jemi të gjithë në vëzhgim, zhvilloni një fushatë elektorale të qetë

Fleta e votimi do të jetë me numra, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026