Celibashi shpjegon se kur do të quhet e vlefshme një fletë votimi

5 Prill 2021 | 12:06

Një ditë pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për fletën e votimit që do të përdoret në zgjedhjet e 25 prillit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një konferencë me gazetarët, shpjegoi mënyrat se kur do të quhet e vlefshme një fletë votimi dhe kur do të konsiderohet e pavlefshme.

“Numrat në këtë fletë votimi tregojnë kandidatët të renditur sipas asaj që ka sjellë partia politike. Kjo do të thotë votuesit duhet të kenë të qartë numrin e kandidatit apo të partisë politike dhe koalicionin që duan të zgjedhin. Veç kësaj, në çdo qendër votimi do të vendosim postera të mëdhenj ku tregojnë se çfarë numri ka secili kandidat i secilës secila parti apo koalicion. Do të vendosim edhe fletëpalosje në çdo dhomë të fshehtësisë”, sqaroi ai.

Sipas Celibashit, një votues mund të zgjedhë partinë politike ose koalicionin dhe vetëm një kandidat të këtij partie ose koalicioni.

“Nuk mund të zgjedhë një parti apo një koalicion dhe kandidatin e një partie dhe të një  koalicioni tjetër, në çdo rast zgjedhja do të jetë brenda partisë. Votuesi ka të drejtë të zgjedhë vetëm partinë dhe koalicioni, nëse nuk do të zgjedhë kandidatin, edhe kjo është e vlefshme. E vlefshme fleta e votimit është edhe nëse zgjedhë vetëm një kandidat edhe pse nuk e ke zgjedhur partinë ose koalicionit”, tha Celibashi.

Po ashtu, Celibashi sqaroi se tanimë me vendosjen e fletës së votimit, nuk ka rrezik për printimin e fletëve nga kompania sllovene dhe sjelljen e tyre në Shqipëri.

Lexoni gjithashtu:

Celibashi thirrje partive politike: Jemi të gjithë në vëzhgim, zhvilloni një fushatë elektorale të qetë

Fleta e votimi do të jetë me numra, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026