Celibashi: Shqipëria s’ka dispozita ligjore për t’u mundësuar të prekurve me COVID-19 votimin në shtëpi

10 Mars 2021 | 15:25

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tregoi në emisionin “Ilva Now” se mungesa e dispozitave ligjore e pamundëson që Shqipëria të aplikojë të njëjtën zgjidhje si Kosova për t’i dërguar në shtëpi kutinë e votimit personave të prekur dhe izoluar nga COVID-19.

Fillimisht Celibashi sqaroi se nuk ka një vendim nga KQZ për t’i ndaluar qytetarëve të prekur nga COVID-19 votimin, por ai theksoi se “për arsye shëndetësore disa prej tyre nuk do të mund të votojnë”.

“Nuk ka një vendim nga KQZ për të ndaluar që personat me COVID-19 ndalohen të votojnë, disa prej tyre do të jenë në pamundësi për të votuar për arsye shëndetësore, kemi marrë edhe një letër nga një grup i madh mjekësh dhe punonjës shëndetësor, e kemi vlerësuar me seriozitet shqetësimin e tyre, por duhet të mbajmë në vëmendje një set rregullash dhe ligjesh,” – u shpreh Celibashi.

Gazetari Aleksandër Çipa ndërhyri duke i kërkuar Celibashit saktësim nëse do të bëhet e mundur që brenda qendrave shëndetësore të hapen edhe qendra votimi dhe Celibashi u përgjigj që po.

“Po, e parashikon ligji që në spitale ka, por problemi është për ata që qëndrojnë në karantinë në shtëpi,” – tha Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

Nga raportet e ministrisë janë rreth 35 mijë të prekur nga COVID-19, që përkojnë me rreth 1% e personave me të drejtë vote rrezikojnë të mos votojnë më 25 prill. I pyetur nëse mund të aplikohet zgjidhja që u bë edhe në Kosovë, ku një grup juristësh, punonjësish të policisë dhe shërbimit spitalor ua dërgonin kutinë e votimit personave të prekur nga COVID-19 në shtëpi, Celibashi tha hapur se jo.

“Sepse [Kosova] e aplikon këtë që ua mundëson votimin dhe dërgimin e kutisë në shtëpi, ne [Shqipëria] jo, dhe nuk mund të bëhet me udhëzim, KQZ s’e bën dot të nxjerrë një udhëzim për një dispozitë ligjore që nuk ekziston,” – u shpreh Celibashi.

Lexoni gjithashtu:

Si mund të votojnë qytetarët dhe kur rrezikohet që vota e tyre të shpallet e pavlefshme?

Fletë votimi me emra apo numra, Celibashi: Mund të kemi ngërç

Ilirjan Celibashi thotë se vetëm një parti ka dorëzuar listë të saktë në KQZ

Pse partive iu pranuan listat edhe pas përfundimit të afatit? Përgjigjet Ilirjan Celibashi

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021