Celibashi: Sot mbërrijnë fletët e votimit dhe për qarqet e tjera, rezultati i zgjedhjeve brenda 48 orëve

20 Prill 2021 | 11:28

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi gjatë një konference me gazetarët është shprehur se ditën e sotme do të shpërndahen materialet zgjedhore dhe fletët e votimit edhe për 6 qarqet e tjera.

Sipas tij, printimi i fletëve të votimit është bërë 2 ditë para pritshmërive.

Celibashi theksoi më tej se ka sanksione të ashpra për ata që do prekin votën dhe se kanë marrë masa që të reagojmë sa më shpejt ndaj shkeljeve të tilla.

“Pas procesit zgjedhor, nëse do kërkohet rihapja e kutive nga çdo subjekt, KQZ do i rihapë kutitë”, tha ai më tej.

Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se KQZ synon që rezultatin e zgjedhjeve për subjektet politike ta nxjerrë brenda 48 orëve.

Kreu i KQZ-së sqaroi se më 25 prill në asnjë spital të vendit nuk do të ngrihet qendra votimi për shkak të pandemisë, duke u pamundësuar kështu personave të infektuar me COVID që të votojë.

Lexoni gjithashtu:

Përfundon printimi dhe paketimi i fletëve të votimit për 6 qarqe

Celibashi: Sot mbërrijnë fletët e votimit dhe për qarqet e tjera, rezultati i zgjedhjeve brenda 48 orëve

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026