Celibashi takohet me Drejtorin e Policisë së Shtetit, zbardhen çështjet e diskutuara
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, zhvilloi këtë të martë një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Prodën.
Takimi u krye në ambientet e KQZ-së dhe fokusi i diskutimeve ishte mbi bashkëpunimin dhe përgatitjen e institucioneve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Biseda u fokusua tek siguria, transparenca dhe respektimi i standardeve demokratike në mbështetje të një procesi zgjedhor të qetë dhe të besueshëm.
“Policia e Shtetit do të zbatojë me përpikmëri detyrimet e saj ligjore dhe do të ndjekë çdo rast të denoncimit të krimeve zgjedhore, duke bashkëpunuar ngushtë me KQZ-në dhe me institucionet e tjera. Askush nuk mund të cenojë procesin zgjedhor, pa u përballur me pasojat ligjore,” tha Drejtori Proda.
Një nga pikat kyçe të takimit ishte bashkëpunimi i Policisë së Shtetit me KQZ-në, Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dhe Prokurorinë e Përgjithshme, në kuadër të Protokollit të Koordinimit për Hetimin dhe Ndëshkimin e Krimeve Zgjedhore. Palët ritheksuan angazhimin për të luftuar çdo përpjekje për të cenuar integritetin e zgjedhjeve, duke siguruar që çdo rast të trajtohet me seriozitet dhe profesionalizëm.
Komisioneri Celibashi gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të sigurisë dhe atyre zgjedhore. “Policia e Shtetit është një partner i rëndësishëm në garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Bashkëpunimi i ngushtë mes institucioneve tona është jetik për të krijuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë votuesit,” deklaroi ai.
Gjatë takimit, u diskutuan disa aspekte të rëndësishme për të garantuar një proces të sigurt dhe të besueshëm zgjedhor, si:
- Parandalimi dhe ndëshkimi i krimeve zgjedhore, përfshirë blerjen e votave, presionet ndaj votuesve dhe keqpërdorimin e burimeve shtetërore gjatë fushatës;
- Forcimi i bashkëpunimit mes Policisë, KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme për të hetuar dhe ndëshkuar çdo shkelje të ligjit zgjedhor;
- Zbatimi i masave të shtuara të sigurisë gjatë periudhës parazgjedhore, ditës së votimit dhe numërimit të votave, për të parandaluar çdo incident të mundshëm;
- Trajnimi i strukturave policore mbi detyrimet ligjore dhe procedurat që lidhen me procesin zgjedhor, duke përfshirë identifikimin dhe raportimin e veprave të paligjshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Përplasjet jashtë Parlamentit, shoqërohet protestuesi i parë
Protesta para Kuvendit, Bardhi: Nuk duhet të ndihemi të rrezikuar nga kritikat, por nga kërkesat. Replikon Balla
Përplasjet me protestuesit para Parlamentit, disa efektivë të lënduar marrin ndihmën e parë
- 11:07 Përplasjet jashtë Parlamentit, shoqërohet protestuesi i parë
- 11:02 Protesta para Kuvendit, Bardhi: Nuk duhet të ndihemi të rrezikuar nga kritikat, por nga kërkesat. Replikon Balla
- 10:52 Përplasjet me protestuesit para Parlamentit, disa efektivë të lënduar marrin ndihmën e parë
- 10:46 “Më tregoni mua urdhrin”, Shehaj nuk lejohet nga Garda të futet në Kuvend (VIDEO)
- 10:38 Kuvendi mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-deputetit Emin Riza
- 10:35 Protestuesit bllokojnë rrugën me koshat e mbeturinave, ndërhyn policia