Strukturë e posaçme që do merret me krimet zgjedhore, Ferhati zbulon lëvizjen e SPAK

29 Qershor 2024 | 21:27

Gazetari Eni Ferhati tha në emisionin Review në Euronews Albania se me kodin e ri zgjedhor ka ndryshuar situata dhe kemi një qasje tjetër të organeve të drejtësisë lidhur me një fenomen që ka qenë publikisht i njohur dhe normalitet në vendin tonë, siç janë legalizimet elektorale.

Ai e cilësoi një dritë jeshile dosjen që po heton ish-punonjës të kadastrës, dosje për të cilën u thirr në SPAK edhe ish-kreu i këtij institucioni Artan Lame.

Ndërsa jemi në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, gazetari Ferhati zbuloi se brenda SPAK do të ngrihet një strukturë e posaçme me prokurorë të BKH që do të merren vetëm me hetimin e krimeve zgjedhore.

“Kjo është një nga ato dosje që të jep shpresë. Edhe ngritja e një ministrukturë që vitin tjetër do të jetë 24 orë në 24 gjatë fushatës dhe pas zgjedhjeve. Do jetë një mini task force, kjo nuk është ende zyrtare se nuk është vendosur ende, do jenë disa agjentë të BKH dhe prokurorë të tjerë që nuk do të merret me dosje të tjera por vetëm me krimet zgjedhore dhe të hetohet blerja e votës. Këta duhet të kenë lëndën e parë, mbetet për t’u parë se çfarë rezultatesh do të ketë kjo minitask forcë”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, i ka dërguar një mesazh paralajmërues Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre, duke deklaruar se Teherani do...
22:16 | 22/07/2026

Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s

Kryeministri Edi Rama mori pjesë mbrëmjen e kësaj të mërkure në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj në Akademinë e Forcave të Armatosura....
22:01 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026