English

EKSKLUZIVE| Përgjimet që çuan në SPAK Artan Lamen

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Euronews Albania zbulon dosjen dhe përgjimet për të cilën u pyet në SPAK pak ditë më parë Artan Lame. Emri i ish-kreut të aluizni-t dhe kadastrës del në përgjimet e bisedave të vartësve për blerjen e votave në vitin 2019, në këmbim të legalizimit të banesave të ndërtuara pa leje.

- Advertisement -

Spak po heton një dosje të vjetër të korrupsionit në zgjedhje ku në funksion të këtij procedimi pak ditë më parë u pyet për rreth 2 orë e 30 minuta ish drejtori i ALUIZNIT dhe Kadastrës, Artan Lame.

Deri më tani prokuroria e posaçme ka vënë nën akuzë 4 persona por SPAK dyshon se në skemën e dhënies së lejes së legalizimeve kundrejt votës dhe presioneve për vendin e punës janë të përfshirë edhe zyrtarë e ish-zyrtarë të tjerë.

Në dosjen voluminoze të siguruar nga Euronews Albania ku janë qindra orë përgjime përmendet edhe emri i Lames nga ish vartësi i tij Dritan Stoka i arrestuar në prill të ketij viti.

Bisedat datojnë pak ditë para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.

Pjesë nga përgjimet:

Dritan Stoka: Ma le atë gjën, të ikim tek Izeti pra, këtu tek Osma, ke lokali, me Tan Lamen

Dritan Stoka: Kafe në zonë, me kë do bësh kafe, me kë do pini, që do çosh Lamen dhe Sonilën ?

I paidentifikuar: Leje legalizimi në dorë, i ka premtuar shefi, o Tan

I paidentifikuar: Atë porosinë e more të drejtorit ?

I paidentifikuar: A.T për punësim nga shefi, V.M për tu mbajtur në punë.

Krahas këtyre përgjimeve ku nën akuzë është edhe kryeplaku i lagjes së re në Sauk, Agim Osma,  SPAK dyshon se votuesit u vunë nën presion për të votuar për partinë socialiste, duke u kërcënuar me vendin e punës ndërsa në pah del edhe sistemi i patronazhimit të qytetarëve.

Pjesë nga përgjimet:

Dritan Stoka: O Gim un du nga ty 600 vota, bëj ca të duash, vrit veten

Dritan Stoka: Kë ke tjetër në patronazh, përveç këtyre, sa emra të tjerë ke ?

Dritan Stoka: Thuj, daja po nuk vouat thuaj, mua më heqin nga puna thuaj, bëja fakt të krym.

Po ashtu për këtë dosje nën akuzë SPAK ka vëne edhe ish juristin e aluiznit Alqi Hajdini dhe sekserin Ylli Baruti të cilët nëpërmjet rryshfetit siguronin lejet e legazimit për ndërtimet informale.

LEXONI GJITHASHTU:

1 COMMENT

  1. Po qen me bisht me qen ndryshe ske qka të thuash,ose përndryshe socialistë e plaqkitës e hajn si oshtë e mundur nji parti prej ati kallampurit e deri te bariu i tyre të jen zhvatës e plaqkasha e hajna të shtetit kjo nuk mund të ekzisto në asnji vend të botes veq te shqipëtarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?