Celibashi thirrje partive politike: Jemi të gjithë në vëzhgim, zhvilloni një fushatë elektorale të qetë
Kryekomisionieri Ilirjan Celibashi u ka bërë thirrje partive politike që bëjnë korrigjimet e nevojshme, nëse kanë, para se të futen në zgjedhjet e 25 prillit.
“Sa nuk është vonë, gjithsekush prej nesh, po përfshi edhe KQZ-në, më së shumti kjo thirrje vlen për partitë politike, koalicionet dhe kandidatët dhe institucionet publike, çfarë vlen për t’u korrigjuar, duhet ta bëjnë me qellim që këto zgjedhje të jenë më të gjitha standardet”, u shpreh kryekomisioneri gjatë një konference me gazetarët.
“Çdo iluzion i çdokujt faktori politik apo institucional mbi atë se fund të fundit ne do të kemi një rezultat zgjedhor, pavarësisht sesi do t’i bëjmë zgjedhjet dhe ky rezultat në një mënyrë apo tjetër do jetë i pranueshëm është një iluzion i papranueshëm”, shtoi Celibashi.
Ai u dha një mesazh të gjithë aktorëve politike se në zgjedhjet e 25 prillit janë të gjithë të monitoruar dhe se duhet të zhvillojnë një fushatë të qetë elektorale.
“Jemi të gjithë të vëzhguar dhe monitoruar. Në fund të ditës për secilin prej nesh do të ketë një gjykim. Një thirrje kandidatëve për një fushatë të qetë dhe të ndershme dhe t’u krijojnë lehtësi votuesve. Lirshëm ata të njihen me alternativat e tyre dhe të vendosim lirshëm mbi zgjedhjet e preferencat e tyre politike”, përfundoi ai.
Këto deklarata të Celibashit vijnë një ditë pasi Kolegji Zgjedhor vendosi që fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit të jetë me numra dhe jo me emrat e kandidatëve për deputetë.
Lexoni gjithashtu:
Fleta e votimi do të jetë me numra, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta