Celibashi: Votimi do të bëhet me identifikim biometrik, vlefshmëria e kartave do të shtyhet
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi thotë se nuk ka një rregullim ligjor për të garantuar dhe mundësuar votën e diasporës. Z. Celibashi foli për mos besim mes forcave politike por edhe për mungesën e ligjit që rregullon pjesëmarrjen e diasporës në votim.
“Kam frikë se për këto zgjedhje nuk do të jetë e mundur për diasporën që të votojnë. Ne jemi ngelur akoma tek akti i parë i grumbullit të akteve që KQZ do të duhet të miratojë. Ia kanë lënë topi KQZ, por i kanë thënë që OK do të hysh në fushë por nuk ke as portën dhe as topin. Diaspora do të jetë në listën e zgjedhësve por do të duhet të vijnë këtu”, tha ai.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve nga ana tjetër u shpreh në zgjedhjet e 25 prillit do të jetë i garantuar funksionimi i identifikimit biometrik të të gjithë votuesve.
“Në të gjithë testet që kemi bërë nuk kemi evidentuar deri tani asnjë lloj problematike”, u shpreh z. Celibashi duke iu referuar testimeve në Tiranë, Kukës dhe Vlorë.
Z. Celibashi tha se personat që u ka skaduar dokumenti i identifikimit do të kenë mundësi që të votojnë pasi qeveria shumë shpejt do të miratojë Aktin Normativ që do të shtyjë vlefshmërinë e tyre deri në fund të prillit.
“Do të shtyhet vlefshmëria e dokumenteve deri në fund të prillit. I kemi bërë një kërkesë zyrtare qeverisë dhe në dijeninë time qeveria është duke përgatitur një akt normativ. Jam 100% i sigurt që do të funksionojë identifikimi biometrik.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës