Celine Dion do të rikthehet në skenë katër vjet pas diagnozës me sindromën SPS

24 Mars 2026 | 14:36

Pas një serie posterash paralajmërues të shfaqur në rrugët e Parisit, ku shfaqeshin titujt e disa prej këngëve të saj ikonike, superylli kanadez Celine Dion do të rikthehet zyrtarisht. Këngëtarja 57-vjeçare do të vijë në skenë katër vjet pasi u diagnostikua me Sindromën e Personit të Ngurtë (SPS).

Sipas medias La Presse, Dion po përgatitet për një seri koncertesh në Paris La Défense Arena, ku pritet të dalë në skenë dy herë në javë gjatë muajve shtator dhe tetor.

Herën e fundit që ajo ka performuar ishte më 8 mars 2020 në Newark, SHBA, ndërsa turneu i saj botëror “Courage” u ndërpre për shkak të pandemisë COVID.

Në vitin 2022, këngëtarja bëri publik diagnozën e saj, duke sqaruar se sëmundja i kishte vështirësuar shumë aktivitetin artistik. Për këtë arsye, ajo anuloi koncertet e planifikuara.

Në një deklaratë të asaj kohe, Dion u shpreh:
“Po punoj shumë për të rifituar forcën time, por turnetë janë shumë të vështira edhe kur je 100 për qind i përgatitur.”

Historia e saj me këtë sëmundje u tregua edhe në dokumentarin e vitit 2024 “I Am: Céline Dion”.

Po në vitin 2024, ajo u shfaq në Grammy Awards, ku u prit me duartrokitje në këmbë. Gjithashtu, u rikthye në skenë gjatë Lojërave Olimpike të Parisit, duke kënduar këngën “Hymne à L’Amour” nga Kulla Eiffel.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti dhe gazetari Egon Loli komentoi Samitim e NATO-s në Turqi ku tha se deklaratat e presidentit...
22:32 | 07/07/2026

Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit

Varësia e vendeve të Gjirit nga dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit mund të reduktohet ndjeshëm nga ndërtimi i një tubacioni që lidh Gjirin me...
21:37 | 07/07/2026

Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha sot se pret që aleatët e vendit të saj në NATO të respektojnë sovranitetin e saj kombëtar dhe të pranojnë që Groenlanda nuk është...
21:32 | 07/07/2026