Çelsi e Liverpul në paqe/ Mbyllet në barazim ndeshja e parë, nuk mungon spektaktli
Ndeshja e javës së parë të kampionatit anglez mes Çelsit dhe Liverpulit është mbyllur në barazim 1-1. Të dy golat u shënuan pjesën e parë, ndërsa gjatë sfidës u mohua një gol dhe një penallti.
Supersfida e javës së parë të Premier League, Chelsea–Liverpool është mbyllur në barazim. Dueli i luajtur në “Stamford Bridge” ka prodhuar spektakël, grintë, raste dhe nga një gol në secilën portë.
Ndeshja ishte shumë e fortë, me të kuqtë që gjetën avantazhin në minutën e 18’ me Diaz. Ndërkohë, 10 minuta më pas, Salah shënoi golin e dytë, por pas verifikimit në VAR goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.
Nga Chelsea reaguan shpejt dhe gjetën barazimin në minutën e 37’ me Disasi, francezin që debutoi me gol te “blutë” e Londrës.
Në minutën e 53 të takimit, një rast në zonën e Çelsit ka ngjallur shumë polemika. Pas një krosimi në zonë, Nikolas Xhekson ka tentuar të largojë topin me kokë, por topi shkon në dorën e tij dhe përfundon ngjitur me shtyllën.
Futbollistët e Liverpulit kanë kërkuar nga gjyqtari Tejlor që të akordohet penallti, por vetë arbitri nuk ishte i këtij mendimi. Në javën e dytë Chelsi do të ndeshet me West Hemin, ndërsa Liverpul do të ketë përballë Bournemuth.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta