Ekipi i Besës dhe Lushnjës zgjedhin Kolonjën për stërvitje, shkak moti i freskët
Për shkak të temperaturave, Kolonja është vendi ideal për stërvitjen e futbollistëve. Disa ekipe kanë zgjedhur këtë zonë për tu përgatitur për sezonin e ardhshëm.
Ekipet e kategorisë së parë të Besës dhe Lushnjës zgjedhin Kolonjën për të kaluar fazën përgatitore.
Kjo për shkak të klimës së favorshme në një fazë si kjo si dhe kushtet e mrekullueshme sportive që ofron klubi i Gramozit.
Edhe për trajnerët Gugash Magani dhe Lorenc Pashja, Kolonja për shkak të temperaturave është vendi ideal për riaftësimin e futbollistëve pas çdo seancë stërvitore.
“Është viti i dytë që unë drejtoj dy skuadra të ndryshme dhe fazën përgatitore e zhvillojmë në Ersekë. Ka disa arsye që neve jemi këtu, e para është kushtet shumë të mira që ofron Erseka, kemi fusha të nivelit optimal, janë dy fusha të tilla, klima është jashtëzakonisht shumë e mirë, ushqimi është bio, kemi dhe një ambient të ngrohtë dhe ndihemi komode “– tha Gugash Megan.
“Unë nuk kam qenë vet por ekipi i Kavajës është viti i dytë që vjen në Ersekë, për vet kushtet që ofron, temperaturat, fushat e stërvitjes te vëna dispozicion nga klubi i Gramozit, janë kushte më se të arsyeshme për të bërë fazë përgatitore sa më të mirë”-Lorenc Pashja.
Besa e Kavajës dhe Lushnja janë skuadra të historisë së futbollit shqiptar, ekipe që për fatin e keq vitet e fundit luajnë në këtë kategori. Si njeri dhe tjetri trajner pranojnë se ka ardhur momenti i rikthimit të dy ekipeve në kategorinë e më të mirëve të futbollit shqiptar, ndaj e për këtë të dy skuadrat për të bërë të mundur kalimin në superiore kanë kryer merkato me futbollistë cilësorë.
“Padiskutim çdo skuadër ka objektivat e veta, unë jam më i frenuar, kam eksperiencë nuk mund te them do dalim në superiore por jemi në luftë për të qenë sa më lart të jetë e mundur.
Nuk do jetë Lushnja e vjetshme, me performanca jo të mira, ne jemi munduar të jemi korrekt mbi pjesën e lojtarëve, kemi marrë lojtarë me eksperiencë, duhet kohë të njihen me njeri tjetrin, një gjë është e qartë, që do jemi skuadër për të mundur “– tha Megani.
“jemi një skuadër në rindërtim e sipër, Besa është një ekip me traditë, objektivi madhor është të shkojë drejt sueprliges, aty i takon, aty e meriton. Do bëjmë çfarë është e mundur për të arritur këtë objektiv”– shtoi Pashja.
Gjatë kësaj faze përgatitore nuk përjashtohet mundësia që të dy ekipet të luajnë ndeshje miqësore me njëra tjetrën por edhe me ekipe të tjera të prefekturës që luajnë në kategorinë e dytë.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve