Përdhunuan dhe varën motrat e mitura, dënohen me burg të përjetshëm 2 persona
Një gjykatë në shtetin verior indian të Uttar Pradesh ka dënuar dy burra me burgim të përjetshëm për përdhunimin dhe vrasjen e dy motrave nga Dali vitin e kaluar.
Sipas BBC, vajzat adoleshente u gjetën të varura në një pemë në lagjen Lakhimpur në shtator. Policia kishte arrestuar gjashtë persona katër prej tyre u dënuan të premten, ndërsa gjykimi për dy të miturit është në pritje.
Të premten, një gjykatë speciale që merret me çështjet e mbrojtjes së fëmijëve nga shkeljet seksuale (Pocso) dënoi dy nga katër të rriturit për rrëmbim, grabitje dhe vrasje të vajzave.
Këtë të hënë gjykatësi Rahul Singh e përshkroi krimin si “më të rrallët nga të rrallat” dhe tha se dënimet e përjetshme të dy të dënuarve “do të zgjasin deri në frymën e tyre të fundit”. Ata gjithashtu janë urdhëruar të paguajnë 500 dollarë secili si gjobë.
Trupat e dy motrave të moshës 17 dhe 15 u gjetën të varur më 14 shtator pranë shtëpisë së tyre në fshatin Tamoli Purva, pak më shumë se 200 km (124 milje) nga kryeqyteti i shtetit, Lucknow.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës