Këngëtarit të mirënjohur grek i akordohet në Gjirokastër “Çelësi i qytetit”
Këngëtari i mirënjohur grek Konstandinos Argjiros në fundjavë ka dhënë një koncert në qytetin e Gjirokastrës. Koncerti është organizuar në kalanë e gurtë duke tërhequr spektatorë të shumtë ndërsa pjesëmarrës kanë qenë edhe turistët që vizitojnë këto ditë Gjirokastrën.
Gjatë një ceremonie zyrtare kryetari i Bashkisë Flamur Golemi i ka dorëzuar këngëtarit të mirënjohur në mënyrë simbolike Çelësin e Qytetit.
Mes të tjerash kryebashkiaku Golemi vlerësoi koncertin e organizuar në Gjirokastër duke e cilësuar këngëtarin, ambasador të Gjirokastrës dhe Shqipërisë në botë
“ E vlerësoj shumë këtë veprim për këtë qytet historik. ishte një nga koncertet më të mira që kam bërë ndonjëherë në një nga vendet më të bukura në kala. Dashurinë e njerëzve nuk kam fjalë për ta përshkruar më dhanë zemrën e tyre dhe unë sa herë që do mundem do të jape zemren time në Gjirokastër. Do të jap një falënderim të sinqertë për gjithë mikpritjen që më keni organizuar e vlerësoj dhe ju jap zemrën time” , u shpreh këngëtari.
Gjatë kësaj fundjave në Gjirokastër u zhvilluan aktivitete të shumta kulturore të cilat tërhoqën edhe turistët vendas dhe të huaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve