”Cenim i lirive politike”, opozita kundërshton lirimin e zyrave të FRD-së
Opozita ka dënuar veprimet e sotme të Policisë Bashkiake për lirimin e zyrave të partisë Fryma e Re Demokratike, pas vendimit të Bashkisë Tiranë.
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, vendimin për lirimin e zyrave të FRD-së e ka quajtur një cenim të lirive politike.
“Nuk fshihen dot nga halli i tmerrshëm i humbjes, nga halli i dhënies hesap, këtu janë liritë të cenuara, të prekura. Është një liri politike e vendosur në Kushtetutën e Shqipërisë dhe këtyre lirive u bëjmë shërbim që të gjithë. Nuk është prekur FRD-ja, është prekur liria politike”, u shpreh Vasili gjatë një daljeje për mediat.
Ndërkohë, kryetari i FRD-së, Sali Shehu u shpreh se situata e sotme nuk ka ndodhur asnjë kohën e Enver Hoxhës.
Ai shtoi se “zyrat e FRD-së dhe nuk do i marrë askush”.
Ndërsa, Partia Demokratike gjithë ngjarjen e ka quajtur një akt brutal të urdhëruar nga Edi Rama.
Sipas PD-së “përdorimi i forcës policore kundër një partie politike është treguesi më domethënës se Edi Rama është kundërshtar i lirisë dhe i demokracisë”.
“Vendimi për të nxjerrë FRD-në nga selia për arsyen e vetme se doli në opozitë dhe iu bashkua koalicionit të PD-së provon se Edi Rama është një politikan hakmarrës dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe për qytetarët”, thuhet në reagimin e selisë blu.
Demokratët theksojnë se “në 25 prill, pushteti autoritarist i Ramës, shteti i tij policor do të marrë fund”.
Këto reagime erdhën pasi mesditën e sotme, presidenti Ilir Meta u përplas me policinë bashkiake pas kërkesës së Bashkisë Tiranë për lirimin e zyrave të partisë FRD në rrugën Abdi Toptani në Tiranë.
Presidenti e cilësoi bllokimin e zyrave të partisë si “dhunë ndaj forcave opozitare dhe përpjekje për grusht shteti”.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta