Censusi në RMV, Rama apel shqiptarëve për regjistrim: Nga kjo varet fuqia kushtetuese e popullit shqiptar atje
Kryeministri Edi Rama i ka bërë një apel të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut që të bëjnë regjistrimin në censusin që po zhvillohet në vendin fqinj.
“Sot është një nga ato momentet që ju si qytetar të Maqedonisë së Veriut, kur askush prej jush, asnjë i vetëm, kudo qoftë me banim në këtë botë, nuk duhet të mungoni në regjistrimin e popullsisë”, u shpreh kreu i qeverisë në një video të publikuar në Facebook.
Rama u shpreh më tej se çdo qytetari shqiptar i kërkohet vetëm 5 minuta kohë për të bërë regjistrimin online dhe se askush nuk duhet të hezitojë.
“Ju e dini më mirë se kushdo, se nga numri i shqiptarëve të regjistruar në RMV varet fuqia kushtetuese e popullit shqiptar të asaj republike mbi pjesëmarrjen dhe mbi vendimmarrjen në punët e atij shteti. Nuk ju kërkohet të merrni pushkën dhe të dilni në mal, nuk u kërkohet që të merrni lopatën dhe të dilni në fushë, nuk u kërkohet të dilni nga shtëpia, por veç të harxhoni 5 minuta për të klikuar në smartphone-t tuaj adresën dhe për të shkruar me krenari emrin tuaj, të babës dhe nënës tuaj dhe gjakun tuaj prej shqiptari”, tha më tej Rama.
Procesi i regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut vijon prej disa javësh. Deri më tani janë regjistruar mbi 130 mijë qytetarë nga diaspora.
Sa i përket popullatës vendase, procesi i regjistrimit fillon më 1 prill dhe autoritetet kanë paralajmëruar se do ketë edhe gjoba prej 300 euro për ata që refuzojnë.
Lexoni gjithashtu:
Censusi në RMV, regjistrohen 130 mijë qytetarë nga diaspora, gjobë kush refuzon
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta