Ceremonia e kurorëzimit të Charles III, Begaj takohet me Princ William
Në kuadër të pjesëmarrjes në pritjen e dhënë nga Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III dhe Mbretëresha Camilla për Krerët e Shteteve që po marrin pjesë në ceremonitë e kurorëzimit të tyre në Fronin Mbretëror, Presidenti Bajram Begaj, u takua dhe bashkëbisedoi me Mbretin Charles III, Princ William, Presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, Presidentin e Austrisë, Alexander Von der Bellen, Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Presidentin e Hungarisë, Victor Orban, Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministrin e Australisë, Anthony Albanese, e të ftuar te tjerë.
Në bashkëbisedimin e rastit me ta, Presidenti Begaj nënvizoi rolin e Shqipërisë në rajon si faktor paqeje dhe stabiliteti, si dhe shkëmbeu opinione mbi sfidat aktuale me të cilat po përballet rendi botëror dhe vlerat e përbashkëta.
Mbreti Charles dhe Camilla kanë mbërritur në “Westminster Abbey”. Në hyrjen e veçantë të gjithë të pranishmit u çuan në këmbë, teksa Camilla dhe Mbreti Charles ecnin përgjatë sallës drejt karigeve të kurorëzimit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta