Marko Kepi flet nga SHBA: Çfarë po ndodh në ceremoninë përkujtimore për Charlie Kirk

21 Shtator 2025 | 20:20

Ish-kandidati për senator amerikan, Marko Kepi, foli ekskluzivisht nga Shtetet e Bashkuara në emisionin Review me gazetaren Greta Topjana, duke dhënë detaje nga ceremonia përkujtimore publike për aktivistin konservator Charlie Kirk.

“Në stadium janë rreth 70 mijë veta, por ka dhe njerëz që po qëndrojnë jashtë në shesh, mbi 20 mijë veta që presin të marrin pjesë në ceremoninë për Charlie Kirk,” tha Kepi, duke përshkruar atmosferën e ngjarjes që po zhvillohet në Glendale, Arizona.

Presidenti Donald Trump ka mbërritur dhe do të marrë pjesë në ceremoni, ndërsa sipas Kepit, autor i dyshuar i vrasjes vijon të jetë i njëjti person i akuzuar për ngjarjen, i cili ka dalë para gjyqtarit dhe nuk ka dhënë asnjë shpjegim.

Në bisedë, Kepi theksoi edhe përplasjet politike që janë evidentuar në lidhje me vrasjen e Kirk:

“Ka shumë persona që ishin kundër ideve të viktimës dhe kanë festuar, por në Kongresin amerikan disa kongresmenë kanë votuar kundër Charlie Kirk, ndërkohë që në raste të tjera, kur një polic ka vrarë një kriminel, të njëjtët kongresmenë kanë lavdëruar viktimën. ndërsa Kirk, i cili është viktimë e këtij atentati, nuk po vlerësohet.”

Kujtojmë që dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur në Glendale për të ndjekur shërbimin përkujtimor në nder të aktivistit konservator, ku pritet që presidenti Trump, zëvendëspresidenti JD Vance dhe e veja e Kirk, Erika, të mbajnë homazhe.

Vrasja e Charlie Kirk ka sjellë një atmosferë të tensionuar politike në Shtetet e Bashkuara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit

Dhoma e Ulët e parlamentit italian miratoi të enjten një plan qeveritar shumë të kontestuar për të ndryshuar ligjin zgjedhor, një lëvizje që kundërshtarët e...
14:45 | 16/07/2026

Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shkarkoi të mërkurën prokurorin e sapoemëruar federal për distriktin perëndimor të Uashingtonit, Roger Rogoff, më pak se një orë pasi...
14:12 | 16/07/2026

Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe

Kremlini tha të enjten se Rusia i është mirënjohëse Turqisë për gatishmërinë e saj për të lehtësuar një zgjidhje për Ukrainën. “Jemi shumë të vetëdijshëm...
13:32 | 16/07/2026