Cërrik: Arrestohen dy autorë për vjedhje, njëri me precedentë penalë

13 Shtator 2025 | 12:43

Policia e Cërrikut ka goditur dy raste të vjedhjes së pronës, duke çuar në arrestimin e dy shtetasve të dyshuar si autorë të këtyre ngjarjeve.

Në pranga kanë përfunduar:

  • Xh. S., 35 vjeç, banues në Cërrik, i dënuar më parë për vjedhje, dyshohet se gjatë një periudhe rreth dyjavore ka vjedhur mallra në vlerë prej 100,000 lekësh të rinj në një supermarket lokal.

  • K. M., 31 vjeç, gjithashtu banues në Cërrik, akuzohet se më 12 shtator 2025 ka vjedhur një telefon celular shtetasit A. H., 62 vjeç.

Policia bën me dije se vijojnë hetimet për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë kriminale të këtyre shtetasve dhe për të identifikuar ngjarje të tjera të mundshme vjedhjeje ku ata mund të jenë përfshirë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026